Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kuvendi miraton Buxhetin e 2021-it, 84 deputetë votojnë pro propozimit të socialistëve

14:23 / November 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1601275217 kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash projekligjin për “Buxhetin e viti 2021”. 84 deputetë kanë votuar pro buxhetit të ri, 9 kundër dhe 4 abstenim. Më herët, Buxheti është miratuar nen për nen dhe në tërësi të tij nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, kurse sot ai u kaloi për shqyrtim deputetëve.

Ministria e Shëndetësisë do të ketë buxhetin më të lartë vjetor për vitin që vjen, kjo për shkak të nevojës për përballimin e pandemisë dhe ndryshimeve që u bënë së fundmi. Qeveria njoftoi në fundjavë një shtesë prej 1.2 miliard lekësh të reja për këtë ministri, me qëllim rimbursimin e barnave për Covid-19, për të gjithë qytetarët që kurohen në kushte shtëpie.

Ishte socialisti Anastas Angjeli ai që lajmëroi këtë shtesë në buxhetin për vitin 2021, propozim i cili mori votat e nevojshme dhe u mirëprit në Komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë, një pjesë të parave nga buxheti do të shkojnë dhe për naftëtarët e Ballshit, të cilët javën që lamë pas arritën një marrëveshje për mbështetje financiare me kryeministrin Rama.

Ata do të përfitojnë për 12 muaj një pagë mbështetëse prej 40 mijë lekësh të reja neto, si dhe 4 paga nga pagat e prapambetura, ndërsa qeveria do të paguajë të gjitha sigurimet shëndetësore dhe gjithashtu angazhohet për gjetjen e një investitori serioz për të rivënë në punë Rafinerinë.Vlera totale e këtij fondi për naftëtarët arrin në 560 milion lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.