Seanca është ndërprerë sërish pasi deputetët e opozitës parlamentare nuk kanë lejuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të flasë duke bllokuar foltoren. Halit Valteri ka kërkuar fjalën, duke këmbëngulur, ndërsa kreu i Kuvendit i ka thënë të mos të bëjë të fortin, pasi do të përjashtohet.
Debati me Halit Valterin
Rinis seanca, fjalën e merr ministri i Brendshëm, ndërhyn sërish opozita, deputetët në foltore
Gramoz Ruçi-Halit Valterit: Po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës
Halit Valteri: Gjithmonë kështu na e bën ti
Sandër Lleshaj-Halit Valterit: Nuk e mbyt do ti fjalën time
Gramoz Ruçi: Halit mos bëj të fortin se do të përjashtohesh nga seanca. Po të paralajmëroj po vete 2 minutëshi do të përjashtohesh. Nuk ka këllqe asnjëri që të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tre herë deri tani. Ulu ti nuk ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca.
Myslym Murrizi: Bëj 5 minuta pushim
Gramoz Ruçi-Murrizit: Ministrit i është dhënë fjala, sa të mbaroj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër me gojë. Ministër mos repliko.