Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuvendi nis me debate, opozita-Nikollës: Nuk mund të na mbyllni gojën

10:24 / October 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme me debate mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit. Lindita Nikolla në nisje të seancës u shpreh se seanca e sotme do të jetë 360 minuta, nga të cilat 190 minuta i ka shumica në dispozicion për të folur dhe 113 PD, ndërsa pjesa tjetër e dy grupeve të tjera dhe deputetëve të pavarur. Kjo ka shkaktuar debate në sallë. PD i ka kërkuar që të ndërpresë seancën dhe të ndryshojë vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve.

Debati në Kuvend

Alfred Rushaj: Edhe kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullores për kohën e diskutimeve. Rregullorja ka parashikuar të drejtën e cdo deputeti që të flasë 10 minuta, me përjashtim kundër rregullorja përjashton ndryshe, kur kemi kohën e replikës, procedurës, apo diskutimeve të lira. Në të gjitha rastet e tjera deputeti ka të drejtë të flasë 10 minuta. Ajo që është vendosur është në shkelje të hapur. Pika tre e rregullores parashikon vetëm kur çmohet e nevojshme për cështje konkrete koha mund të përcaktohet në Konferencën e Kryetarëve, por kjo është seancë normale dhe cdo deputet të flasë 10 minuta. Ne e kuptojmë që nuk doni të na lini të flisni, por kjo nuk është diçka që duhet dhe mund ta vendosni ju. Ju ftoj që tani, ta shfuqizoni atë vendim dhe ti jepni fjalën cdo deputeti 10 minuta.

Lindita Nikolla: Është një vendimmarrje në tagër të Konferencës së Kryetarëve dhe ne kemi vetëm detyrimin për ta zbatuar.

Gazment Bardhi: Nuk është në kompetencën e Konferencës së Kryetarëve, por nga rregullorja. Ky është i vetmi dokument që rregullon bashkëjetesën tonë në këtë sallë. Ju thoni nuk më intereson rregullorja por cfarë vendimi ka marrë Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve. Ju nuk mund t’i hiqni fjalën cdo deputeti. Ju duhet të ndërprisni seancën dhe të shfuqizoni atë vendim të paligjshëm që keni marrë. Opozitës nuk mund ti mbyllni gojën.

Lindita Nikolla: Jemi në kohë pandemie.

Gazment Bardhi: 22 mijë tifozë në stadium….

Lindita Nikolla: Vijojmë me rendin e ditës..

Gazment Bardhi: Kush ju ka thënë ju që po të flasin deputetët e opozitës përhapet virusi dhe po të shkosh në stadium nuk përhapet virusi.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e sotme me një rend dite të ngjeshur, 14 pika, por fokusi ku pritet që të ketë më shumë debat mes shumicës dhe opozitës është te kërkesa e PD-së për ngritjen e tre komisioneve hetimore. Dy prej komisioneve shumica i ka pranuar, për zgjedhjet e 25 prillit dhe inceneratorët, ndërsa ka kundërshtuar humbjen e gjyqit me Becchettin. Por PD është shprehur e vendosur për të këmbëngulur për ngritjen e komisionit hetimor për Becchettin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.