Kuvendi bën të ditur se seanca e nesërme, 11 korrik është shtyrë me një javë, dhe do të zhvillohet më 18 korrik.
Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja ka qenë për shkak se disa çështje të planifikuara në rendin e ditës janë ende në proces shqyrtimi në komisione.
“Seanca plenare e planifikuar për më datën 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare. Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data”, njofton Kuvendi.
