Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtar për të shtyrë për në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s, Kuvendi nuk është tërhequr nga votimi i kreut të AMA-s.
Me 83 vota pro deputetët votuan në krye të Autoritetit të Mediave Audiovize, kandidaturën e Armela Krasniqit. Në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua vetëm nga 9 deputetë.
