Mbrëmjen e sotme një aksident tragjik ndodhi në fshatin Shalës në Cërrik ku humbi jetën një 23-vjeçar. Indrit Zekthi ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Aksidenti ishte fatal për të riun i cili humbi jetën në vend, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. Dyshimet e para janë se shkak është lagështia në rrugë për shkak të reshjeve dhe shpejtësisë.
