Ky është i riu që humbi jetën një ditë më parë në hotel Rogner, në kryeqytet. Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra një ditë pas ngjarjes gjeti vdekjen për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, pasi u rrëzua nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner.
Burime thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe i riu ra nga lartësia duke u përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit.
Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale megjithatë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
