Me fustan nusërie tepër të shtrenjtë të stolisur me kristale, stilisti egjiptian e ka mbyllur revynë e modës
Disenjatori Hany El Behairy ka krijuar fustanin e nusërisë më të shtrenjtë në botë, i cili ka çmim marramendës prej 15 milionë dollarësh, ndërsa e ka veshur aktorja e njohur egjiptiane, Mai Omar.
Fustani është i stolisur me kristale dhe ka vellon e gjatë disa metra të zbukuruar me yje.
Pjesa e përparme është më e shkurtër, në mënyrë që të zbulojë këmbët, ndërsa nga prapa fustani shtrihet deri në dysheme. Model ideal për ato gra të cilat e duan shkëlqim dhe luks.