Personi i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë që u arrestua nga policia, i riu ka deklaruar: “Nuk e mora vesh fare. I futa një cigare”.
Mësohet gjithashtu se në makinë personit iu gjeten edhe disa doza droge.
Ka qenë një qytetar, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin. Në një komunikim për gazetarët “heroi” që bëri të mundur të ndalonte një rrezik të mëtejshëm tha se ngjarja ishte e ngjashme me një akt terrorist.
Arben Mema nga Paskuqani ka bërë manovra të rrezikshme në shesh duke vënë në rrezik jetën e dhjetërave qytetarëve dhe fëmijëve të cilët ndodheshin në shesh.
