Personi në foto është Luçiano Deraj alias Albano Deraj, të cilit iu zbulua baza e armatimit në Babicë të Vlorës.
Blutë e qytetit bregdetar në një deklaratë për mediat dhanë detaje në lidhje me operacionin “Knock Out 6”, u ku u sekuestrua një sasi e madhe armësh e municionesh.
Sipas drejtorit të policisë vendore Vlorë, Ermal Muça armet dhe municionet do të përdoreshin ose jane perdorur per ngjarje te ndryshme kriminale.
“Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative , per subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic te madhe Vlore ,nen hetim nga ana jone per kryerjen e dy veprave te renda kriminale ndodhur disa kohe me pare ne Vlore, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, per llogari te tij dhe personave te trete anetare te nje grupi kriminal ne qytetin e Vlores te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale”, tha kreu i policise Vlore.
