Kreu i shtetit Ilir Meta përmes një postimi në Facebook thotë se këmbanë e alarmit për vendin është shpopullimi i Shqipërisë.
Duke postuar një artikull ku sipas një parashikimi të OKB-së në 2100 Shqipëria rrezikon të mbetet me vetëm 512 mijë persona, Meta thotë se i duhet thënë stop fenomenit të largimit.
POSTIMI I METES
Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!