Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ky është rreziku serioz që prek gratë të cilat zgjohen shpesh në mes të natës

20:56 / April 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjume
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse zgjimi i shpeshtë gjatë natës është një dukuri e përditshme për ju, atëherë shanset tuaja për të vdekur para kohe nga sëmundje kardiovaskulare ose një shkak tjetër rriten, sidomos për gratë.

Gjumi i ndërprerë mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm si zhurma, ndryshimi i temperaturës, por edhe nga faktorë fizikë si dhimbja apo apnea e gjumit.

Studimi është publikuar në revistën European Heart Journal, ku studiuesit analizuan të dhënat nga gati 8,000 pjesëmarrës nga tre sondazhe që zgjasin mesatarisht 11 vjet. Rezultatet treguan se gratë që kishin zgjime të shpeshta për një periudhë më të gjatë kohore kishin gati dy herë më shumë rrezik të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare ose shkaqe të tjera në krahasim me gratë që kishin gjumë më të qëndrueshëm.

Ata burra, nga ana tjetër, të cilët kishin ndërprerë shpesh gjumin, kishin 25% më shumë gjasa për vdekje të hershme nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ata që kishin një rutinë të vazhdueshme të gjumit.

Por si shpjegohet ky dallim mes femrave dhe meshkujve?

“Gratë dhe burrat kanë mekanizma të ndryshëm kompensues për t’u marrë me efektet e dëmshme të gjumit të paqëndrueshëm,” shpjegon autori i studimit Dominik Linz dhe profesori i asociuar i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Mastrihtit në Holandë.

Sigurisht, stresi nuk mund të mungonte në këtë listë, pasi mund të dëmtojë gjumin tonë të mirë dhe të krijojë probleme të ndryshme për shëndetin tonë.

Kur sistemi nervor simpatik aktivizohet, hormonet e stresit lëshohen në trupin tonë që rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, gjë që nëse ndodh shpesh, rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë jetës sonë.

grate rreziku zgjimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.