Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ky është shteti i pari në botë për respektimin të drejtave të grave

23:32 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvicra metro 640x450 1509108922 790184
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zvicra është vendi më i mirë për të drejtat e grave pasi promovon barazinë brenda shtëpisë dhe në vendin e punës, thuhet në raportin e Organizatës Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Sipas raportit, Zvicra, pasohet nga Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia si vendet me performancën më të mirë në promovimin e të drejtave të grave.

Hulumtimi që përfshinë 120 vende, ka për bazë mënyrën sesi përballen këto vende me diskriminimin ndaj gruas, përmes ligjeve dhe reformave politike. Ndërkohë Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni janë në fund të listës në raportin e organizatës që u bë publik më 8 mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Pavarësisht nga një perceptimi global se barazia gjinore është një përparësi urgjente, ne po lëvizim shumë ngadalë në mbylljen e hendekut të barazisë gjinore dhe në disa vende ai madje është zgjeruar”, tha një deklaratë e shefja e stafit të OECD-së, Gabriela Ramos. Sipas raportit, femrat zënë më pak se një të katërtën e ulëseve në parlamentet e vendeve në nivel botëror.

“Duhet të jemi më të mençur në mënyrën se si i hartojmë dhe zbatojmë politikat dhe të mbajmë më shumë përgjegjësi për rezultatet, përndryshe mund të kalojnë edhe 200 vjet të tjerë për të arritur barazinë gjinore” tha Ramos.

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në shumë vende të botës janë mbajtur greva dhe protesta për të kërkuar barazi gjinore si dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj diskriminimit gjinor.

grate shteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.