Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ky lloj infeksioni dyfishon rrezikun e kancerit të vezoreve

17:52 / July 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 f96387931ccdaec28c746ce5ab87a380 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas një studimi, klamidia, infeksioni më i transmetuar seksualisht mund të shkaktojë ndërlikime të rënda saqë mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezores tek gratë. Studimi, do të prezantohet muajin e ardhshëm tek konferenca e Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit.

Gjatë viteve të fundit janë marrë shumë masa për kontrollin e infeksioneve të HPV-së, një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm që thuhet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores.

Por, sipas studimit të fundit, klamidia është edhe më i rrezikshëm, ku mendohet se rrit rrezikun tek kushdo që është prekur nga ky infeksion, pavarësisht kohëzgjatjes.

Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 1000 grave nga SHBA dhe Polonia. Studimi nuk tregon nëse trajtimi i hershëm i klamidisë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të këtij lloji kanceri.

“Të dhënat tona sugjerojnë se sëmundjet inflamatore pelvike rrisin rrezikun për kancerin e vezores, dhe shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje është infeksioni i klamidisë”, thotë autorja kryesore e studimit, Britton Trabert, nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

“Po shohim një dyfishim të rrezikut të kancerit të vezores tek gratë që janë prekur më pas nga sëmundja inflamatore pelvike”.

Ajo shton se kanceri i vezores haset rrallë tek gratë, megjithatë probabiliteti i mbijetesës është shumë i vogël. Kanceri i vezores është shkaku i pestë i vdekjeve nga kanceri tek gratë; 55% e grave të prekura nga ky lloj kanceri vdesin brenda 5 vitesh pas diagnostikimit. Klamidia, edhe pse mund të kurohet vetëm me një pilulë ose disa antibiotikë, është shumë i vështirë për t’u diagnostikuar në kohë. Simptomat e tij shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera – si fryrja e barkut, kapsllëku, lodhje, dhimbje barkut etj.

Shpesh nuk shfaq asnjë simptomë dhe mund të diagnostikohet vetëm me anë të një testi STD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.