Tony Robbins është një nga figurat më të dashura të personazheve të njohur dhe flasim për trajnuesin amerikan të biznesit.
Ndonëse të gjithë do të donin të merrnin pjesë në trajnimet e tij, jo të gjithë e kanë mundësinë për ta bërë diçka të tillë. Përkatësisht për biznesin, një biletë në seminar kushton nga 10.000 dollarë (bileta e thjeshtë) deri në 15.000 (bileta më e sofistikuar).
Momentalisht moderatorja Alketa Vejsiu gjendet në SHBA duke ndjekur seminarin e biznesit “Business Mastery” ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë një vit më parë edhe Ermal Mamaqi, Amarda Toska dhe sipërmarrësi shqiptar Vasil Naçi.

