Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ky ushqim mund t’ju mbrojë nga sëmundjet serioze dhe vdekja e hershme

19:53 / January 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ullinjte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdorimi i vajit të ullirit në vend të margarinës, gjalpit ose yndyrave të tjera të ngopura mund t’ju mbrojë nga vdekja e shkaktuar nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, demenca dhe sëmundje të tjera, sipas një studimi të publikuar të hënën.

“Është një kombinim i uljes së sasisë së yndyrës së ngopur në të njëjtën kohë që po rrit yndyrnat e pangopura që gjenden në vajin e ullirit”, tha Dr. Howard LeWine, kryeredaktori mjekësor i Harvard Health Publishing, pjesë e Shkollës Mjekësore të Harvardit.

Sekreti është të përdorni vaj ulliri sa herë që mundeni si një zëvendësues për yndyrnat e ngopura kur gatuani ose në salcat tuaja të sallatës.

Studimi analizoi dietat e njerëzve të regjistruar në dy studime të mëdha të financuara nga qeveria: Studimi i Shëndetit të Infermierëve dhe Studimi Pasues i Profesionistëve Shëndetësor. Studiuesit më pas krahasuan gjetjet e dietës me të dhënat e sëmundjeve dhe vdekjeve për ata njerëz me kalimin e kohës.

Burrat dhe gratë që zëvendësuan pak më shumë se 2 lugë çaji (10 gram) margarinë, gjalpë, majonezë ose yndyrë qumështi me të njëjtën sasi vaj ulliri kishin një rrezik të përgjithshëm deri në 34% më të ulët për të vdekur sesa njerëzit që hanin pak ose aspak vaj ulliri.

Njerëzit që raportuan se e konsumonin në nivele të larta vajin e ullirit, kishin një rrezik 19% më të ulët për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, një rrezik 17% më të ulët për të vdekur nga kanceri, një rrezik 29% më të ulët për të vdekur nga sëmundjet neurodegjenerative dhe një rrezik 18% më të ulët për të humbur jetën nga sëmundjet e frymëmarrjes krahasuar me ata që nuk konsumuan kurrë ose rrallë vaj ulliri në vend të yndyrave të ngopura, thotë studimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.