Në periudha normale një vend i gjallë dhe i zjarrtë, Guánica sot paraqitet si një qytet fantazmë dhe i shkretuar, ndërsa flladi detit fishkëllen nëpër rrënojat e ndërtesave të rrënuara mbi rrugë.
Shenjat e jetës janë disa mace dhe qen endacakë dhe një pjesë e vogël e familjeve që grumbullojnë me forcë gjërat e tyre në automjete ndërsa evakuojnë shtëpitë.
Qyteti ndodhet pranë epiqendrës së tërmetit 6.4 që tronditi Porto Rikon të martën – dridhja më e keqe që ka goditur vendin në një shekull – i cili vrau të paktën tre njerëz dhe la mijëra të pastrehë.
Pas goditjet e shumta të tërmetit kanë tronditur vendin. Një lëkundje me madhësi prej 6.0 goditi të shtunën në mëngjes.
“Asnjëherë nuk kam provuar diçka të tillë,” tha Edith Muñiz, 55 vjeç, banor i përjetshëm i qytetit.
“Shumë prej tyre kanë ikur nga shtëpitë e tyre,” tha Muñiz, duke qëndruar para një kishe ku po mblidheshin furnizimet e urgjencës. Përtej rrugës shtriheshin rrënojat e një shkolle, tre katet e së cilës kishin rënë mbi njëra-tjetrën. (Për fat, studentët ishin akoma në pushim dimëror.) “Ne po jetojmë këtu pa ujë dhe pa dritë”- tha ai.
Tërmetet janë një goditje tronditëse për këtë ishull prej 3.2 milion banorësh – një bashkësi nën Shtetet e Bashkuara, banorët e të cilëve janë shtetas amerikan, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe nuk kanë asnjë përfaqësim votimi në Kongresin Amerikan.
Ishulli është ende duke marrë veten nga dëmet e Uraganit Maria të vitit 2017 – e cila shkatërroi ishullin dhe vrau të paktën 3,000 njerëz. Verën e kaluar u zhvilluan protesta të shumta që detyruan guvernatorin e atëhershëm Ricardo Rosselló të lërë detyrën.
Qindra nga mijëra banorë janë duke qëndruar ende jashtë shtëpive pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm që nga tërmeti që goditi të martën vendin duke lënë të vdekur një person dhe 11 të lënduar, si dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
