Kylie Jenner është një nga më të preferuarat e familjes Kardashian dhe zakonisht, çdo gjë që ajo publikon, prodhon para. Por, ndryshe nga linja e saj “Kylie Cosmetics” që qëlloi në shenjë në kohën e saj me buzëkuqët, linja e veshjeve të plazhit ka marrë kritika nga fansat.
Pasi njerëzit nisën të merrnin paketimet me veshjet e porositura gjatë rezervimit, Tik Tok dhe Twitter kanë shpërthyer nga reagimet e zhgënjyera të fansave, të cilët mezi i kishin pritur. Por ndryshe nga fotot promocionale ku veshjet dukeshin të mrekullueshme, hapja e pakos rezultoi një pakënaqësi totale.
Pamjet tregojnë kostumet me pjesë të paqepura mirë, që duket sikur do të shqepen nga momenti në moment. Copa e paplotë është thuajse e tejdukshme, sidomos në pjesën e poshtme kur nuk mbulon thuajse asgjë.

