Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Labova e Kryqit, Rama: Këtë vit përfaqëson Shqipërinë në nismën “Best Tourism Villages”

08:24 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 72
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama është zgjuar duke promovuar Labovën e Kryqit, për të cilën thotë se këtë vit përfaqëson Shqipërinë në nismën “Best Tourism Villages”.

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e mrekullueshme nga Labova e Kryqit, fshati rrëzë vargmaleve dominuese të luginës së Drinos që e merr emrin nga kisha e Shën Mërisë së Kryqit dhe këtë vit përfaqëson Shqipërinë në nismën “Best Tourism Villages” e iniciuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ju uroj një të dielë të paqtë”,-shkruan Rama.

“Best Tourism Villages” është një program që promovon fshatrat e të gjithë botës të cilat janë destinacione të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështesin traditat, kulturën apo asetet natyrore përkatëse.

Pjesë e Bashkisë së Libohovës, emri i Labovës së Kryqit lidhet me kishën e Shën Mërisë së Kryqit, si një nga monumentet më të rëndësishme në vend dhe rajon e cila gëzon statusin e “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”. I vendosur rrëzë vargmaleve të luginës së Drinos, fshati është lehtësisht i aksesueshëm nga Libohova dhe Gjirokastra me një distancë prej 27 kilometrash. Labova e Kryqit paraqet një identitet të fortë në të gjithë zinxhirin e fshatrave që hyjnë në luginën e Drinos.

Pasuria e dimensionit të saj fizik dhe jofizik përbën një surprizë të jashtëzakonshme për këdo.
Ndërthurja e vlerave kulturore si kalaja e Labovës rreth 2300-vjeçare apo gërshetimi i mikpritjes vendase me kulinarinë janë veçori që e bëjnë Labovën e Kryqit të përzgjidhet pjesë e fshatrave më të mirë të turizmit në botë nga Organizata Botërore e Turizmit.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.