Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 shtetas.
Policia njofton se rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
