Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LAJM I FUNDIT/ LSI ndryshon emrin, Ilir Meta: Do quhet Partia e Lirisë

20:34 / July 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, i cili ishte pjesë e Konventës Kombëtare të LSI-së, ka bër4ë publik për herë të parë ndryshimin e emrit të partisë të cilën e themeloi në vitin 2004.

Duke nisur nga sot LSI do të quhet partia e Lirisë.

Ndryshimi i emrit vjen pas ndryshimeve statutore që u miratuan në fillim të Konventës.

“Nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’ju kërkuar që tu tregojmë të gjithëve atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne, por t’i tregojmë dhe botës se3 ne jemi një popull me dinjitet, jemi popull europian, që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por dhe të asaj ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një qendër për krimin e organizuar, tu themi që ky është vendi ynë, që ky është një vend me të cilin askush nuk mund të luaj. Kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është referendumi. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, mbi oligarkët e pangopur. Do të jetë garancia se sovraniteti nuk i përket popullit vetëm në letër. E di që ju që jeni këtu si përfaqësues të LSI keni dhimbje për LSI-në, por nuk besoj se keni më shumë se unë, edhe mund të keni nuk e di. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e inbtegrimit Europian që e bllokoi Fatos Nano për hajdutëritë e tij që e dinë gjithë shqiptarët dhe ishte rotacion që u realizua falë LSI-së që solli marrëveshjen e stabilizim asociimit në 2006-n. LSI bëri gjithçka për marrjen e statusit kandidat. Tani ka vetëm një rrugë referendumi. Vetëm referendumi është garancia që Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni atdheun, mos harroni se një gjimnaziste 16-vjeç nga Berati nga një nga famikljet më patriotike me kontribute të mëdha që nga shpallja e demokracisë, Margarita Tutulani shkruante në hartim: Më pyet shpesh vëllai më i vogël, që dëgjonte historitë e atdheut dhe të pushtuesve, motër po ç’na duhet atdheu? Eh vëllaçko i thotë je i vogël dhe nuk e kupton, por kur të rritesh do e kuptosh, atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Ju ftoj nga LSI-së në partinë e Lirisë, në partinë e Sovranitetit, në Partinë e Referendumit”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.