Toka shqiptare duket se nuk gjen qetësi. Një tërmet është regjistruar vetëm pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 ballë, ndërsa epiqendra ka qenë në Durrës, shkruan meganews.al.
Sipas informacioneve paraprake, lëkundjet janë ndier shumë në zonat përreth Durrës, por edhe Tiranë.
Deri tani nuk raportohet për dëme, por tërmeti ka qenë i fortë pasi thellësia e tij ka qenë vetëm 2km.
