Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve bëhet me dije të shtënat me armë ka ndodhur në lagjen Kushtrimi në Vlorë.
Deri tani mësohet se nga të shtënat me armë janë plagosur dy persona dhe identiteti i tyre nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku janë terrorizuar dhe banorët përreth.
Të plagosur kanë shkuar në Spitalin Rajonal për të marrë mjekimin, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
