Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Nga të shtënat është plagosur një vajzë e cila është transportuar në spital.
Plagosja ka ndodhur në zonën e njohur si Poliklinika në Vlorë. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e plagosjes ndërsa ende nuk dihet gjendja e të resë dhe arsyet e konfliktit mes tyre.