Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Lajm i keq për abonentët e Netflix, jo më ndarje fjalëkalimesh

15:35 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Netflix
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një rënie e papritur e numrit të abonentëve e ka detyruar Netflix të marrë në konsideratë disa ndryshime në shërbimet që ofron, duke diskutuar kështu reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimin e një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat.

Qëllimi i ndryshimeve të tilla, të cilat pritet të vihen në jetë shumë shpejt, është të ndihmohet kompania t`i rikthehet hovit, të cilin e humbi vitin e kaluar. Platforma iu gëzua një boom-i abonentësh në kohën e karantinave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por baza e klientëve të saj nisi të tkurrej me 200,000 abonentë gjatë tremujorit janar-mars, e para rrudhje kjo e  evidentuar që kur shërbimi i transmetimit u bë i disponueshëm në pjesën më të madhe të botës jashtë Kinës gjashtë vjet më parë. Një pjesë e kësaj rënieje i detyrohet vendimit të kompanisë për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, cka i solli humbjen e 700,000 abonentëve. Parashikimet janë që të humbasë edhe dy milionë abonentë të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.

Aktualisht një abonent i Netflix mund të ndajë fjalëkalimin e tij me persona të tjera e të cilët mund të shikojnë përmbajtjen që ofron kjo platformë falas. Kjo pritet të kufizohet. Për të nxitur më shumë njerëz që të paguajnë për llogaritë e tyre, Netflix do të zgjerojë një program provë që ka nisur në tre vende të Amerikës Latine – Kili, Kosta Rika dhe Peru, ku abonentët mund të zgjerojnë shërbimin në një familje tjetër për një çmim më të ulët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.