Mbërrijnë në Shqipëri 10 makina të tjera inteligjente, që do të vendosen në rrugët e vendit për të kontrolluar sigurinë rrugore dhe për të kapur shoferët problematikë.
Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha mes të tjerash se “Janë makina super-inteligjente dhe ky është një hap tjetër kundër modernizimit të sigurisë rrugore”.
“Siguria rrugore në fokus🚔 10 makina të reja inteligjente i shtohen flotës së Policisë së Shtetit përmes projektit të ARRSH dhe Bankës Botërore për rritjen e sigurisë rrugore. Makinat janë të pajisura me kamera dhe sistem- radarin për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit”, shkruan ministri në “Facebook”, shoqëruar me pamje nga makinat inteligjente.