Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se është shëruar një mjek dhe një infermierë mes shtatë qytetarëve të tjerë të shëruar sot nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook thotë se bëhet fjalë për mjekun e Durrësit i cili gjithësesi do të duhet të qëndrojë dhe 14 ditë në shtëpi.
LAJMI I MANASTIRLIUT
“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës🙏🏼
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗️
VETËMBashkëMundT’iaDalim🙏🏼
