Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lajm i mirë nga spitalet COVID/ Bie numri i shtrimeve dhe urgjencave, rritet mosha mesatare e pacientëve

11:57 / September 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infektivi5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se situata në spitalet COVID në vend është qetësuar disi pasi ka rënë numri i shtrimeve dhe i urgjencave.

Sipas raportimit të Erjon Skëndaj edhe mosha e pacientëve ka pësuar rritje, pasi në spital nuk ka pacientë nën 50 vjeç.

“Në të dy spitalet ka një rënie të numrit të shtrimeve dhe urgjencave. Në spitalin infektiv ka një mesatare mes 2-3 shtrimeve në ditë. Daljet nga spitali janë më të mëdha në spitalin Infektiv ku urgjencat nga Tirana janë hequr, pra nuk çohen më në Infektiv. Në spitalin e sanatoriumit ku prej 15 shtatorit listohen dhe urgjencat nga Tirana, shkon nga 6-8 numri i urgjencave në ditë. Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ është e qetë, 90 të shtruar. Nuk ka asnjë pacient poshtë moshës 50-vjeçare dhe rreth 80% e tyre janë të moshës mbi 60 vjeç”, raportoi për “News 24” Skëndaj.

Sipas informacioneve të siguruara nga komunikimi edhe me mjekët, ai tha se shumica e pacientëve po trajtohen në shtëpi me ilaçe që i marrin tek mjeku i familjes që shkojnë nga 100 deri në 300 mijë lekë.

“Po trajtohen në kushtet e shtëpisë dhe me oksigjeno terapi. Një grua nga Korça që kishte sjellë bashkëshortin në spital tha se e kishte trajtuar në shtëpi burrin për disa kohë me mjekim dhe oksigjen. Sipas saj mos oksigjenimi i duhur e ka rënduar situatën e bashkëshortit. Ky është dhe apeli i mjekëve që të mos qëndrojnë në shtëpi kur gjendja është e rënduar ose nëse saturimi bie poshtë 90% të oksigjenit”, tha Skëndaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.