Bashkia Mat në këto ditë të nxehta ka nisur punë për pastrimin e rrugëve dhe kanaleve. Kryetari i ri i kësaj bashkie, i cili ka vetëm pak ditë në detyrë, Agron Malaj po sheh më përparësi përmirësimin e jetës së qytetarëve . Në një njoftim të stafit të kryetarit Malaj thuhet se: “Bashkia Mat me anë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake dhe Agjencisë së Rrugëve, ka nisur punën prej disa ditësh për pastrimin e rrugëve dhe kanaleve anësore ku janë bllokuar nga bimët e egra dhe inertet e ndryshme. Puna ka filluar nga Muzeu Historik  deri te Kthesa e Sanës, nga Kthesa e Daçit te Mobileri Bushi dhe nga ish- Agjencia deri tek baza e Asfaltit në të dyja anët e rrugës.  Njëkohësisht po punohet dhe për vendosjen në punë të ndërtesës së Agjencisë së Rrugëve dhe kthimin e saj në funksion. Aktualisht punonjësit e ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake po punojnë për pastrimin e lulishteve, trotuareve dhe hapsirave publike në Qytetin e Burrelit. Sipas grafikut të Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake puna do të vazhdojë deri në pastrimin e të gjithë hapësirave publike. Së shpejti puna do nisë në të gjitha njësitë administrative”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here