Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lajm i mirë për maturantët, Kushi: Vështirësitë gjatë pandemisë do të reflektohen në Maturën Shtetërore 2021

21:16 / May 12, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar në ambientet e MASR një bashkëbisedim me maturantë dhe mësues nga kryeqyteti rreth procesit të organizimit të sivjetëm të Maturës Shtetërore.

“Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi ‘online’ dhe më pas ai i alternuar”,​ shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Në lidhje me vështirësitë e shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19, Kushi ka nënvizuar gjithë ndjeshmërinë që MASR ka ndaj këtij shqetësimi, duke cilësuar se do të reflektohet edhe në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.

Ndërsa në programin orientues të testeve të MSH përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, ministrja Kushi nënvizon faktin se “Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë”, ndërsa në fund i uron shumë suksese të gjithë maturantëve në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.