Situata e COVID-19/ Ditë e bardhë për Kosovën, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Por, nga kryerja e 1,028 testeve, janë konfirmuar  148 raste të rejave COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste.

Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 1,485.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here