Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, pasi mjeti ku udhëtonin të plagosurit është përplasur me një mur anësor të rrugës.
Sipas News 24, të plagosur janë Hajrie dhe Festim Dika, si dhe Klementina Mesi. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.