Kreu i shtetit Ilir Meta në një dalje për mediat nga selia e presidencës tha se qeveria shqiptare është përgjegjësia e vetme për situatën e krijuar në Kakavijë. Sipas tij, qeveria gjen justifikime, ndërkohë që njerëzit duhet të ishin informuar mbi kushtet e kalimit të kufirit.
“Qeveria gjen justifikime duke drejtua gishtin nga ana tjetër e kufirit ndrkohë që është pëegjegjësia e saj të marrë masat dhe të kudjeset në kohën e duhur për shtetasit e saj. Cfarë informaconi dhe sqarimi u është dhënë njerëzve, cfarë parashikimesh ka bërë në kohën e duhur, a ka pasur njoftim zyrtar nga ana e MEPJ mbi kuotën e lejë kalimit mbi 700 personash në ditë. Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin”, tha Meta.
Sipas tij, nuk pati informacion as për tamponin brenda 72 orësh e as për përkthimin në anglisht, ndërkohë që akuzuan vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme. Ai shtoi se duhet të subvencionohen tamponë dhe të marrë masat që situata në Kakavijë të mos përsëritet më, ndërkohë që tamponi 120 euro për person është e papërballueshme.
