Një i dënuar ka vënë në alarm Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe drejtorinë e Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel. Tre muaj më parë ai u dërgua me leje pranë familjes, por nuk u rikthye brenda afatit ligjor në qelitë e burgut ku vuante dënimin.
Burime pranë Policisë Bulqizë i thanë tirananews.al se shtetasi Ertigen Alla, i dënuar për disa vepra penale nuk është rikthyer në burg me datë 25 Qershor 2020, ora 12.00.
“I dënuari duhet të rikthehej në burg me datë 25, siç kishte deklaruar kur u largua me leje për 3 muaj, për shkak të pandemisë. Dy a tri orë pas shkeljes së lejes, drejtori i Burgut Fatjon Kurti, shefi i Policisë Kadri Koxha dhe grupi i gatshëm udhëtojnë me shpejtësi drejt Bulqizës. Mbërrijnë në banesën e Allës dhe kërkojnë rikthimin e tij në qeli. Por familjarët u janë përgjigjur se ai po udhëtonte drejt Burrelit”, bëjnë me dije burime për tirananews.al.
Pas mbërritjes në Burrel autoritetet e burgut kanë kuptuar se ata ishin mashtruar dhe se i dënuari kishte vendosur të mos kthehej në qeli, pavarësisht se kishte më pak se një vit për të vuajtur në qeli.
Ka dyshime se i dënuari është telefonuar privatisht nga drejtori i Burgut të Burrelit Fatjon Kurti për t’u kthyer në qeli dhe se ai para pak ditësh është përfshirë në krime të tjera në qytetin e vendlindjes. Kjo ka alarmuar Komisariatin e Policisë Bulqizë. Kërkimet për kapjen e Allës vijojnë.
Të fundit
Lajmi i fundit/ Alarmohet Policia e Bulqizës, i dënuari nuk rikthehet në qeli, dyshohet se u përfshi në krime të tjera pas mbarimit të lejes
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment