Një punëtor 50-vjeçar në minierën e Martaneshit mësohet se ka humbur jetën gjatë punës ne nje prej galerive.
Viktima është minatori me iniciale A.Gj., ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 10.45, është marrë informacion se është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi A. XH., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
