Ndahet nga jeta ne moshen 82-vjecare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka bërë të ditur lajmin e hidhur.
POSTIMI I EDI RAMES
Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏