Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lajmi i fundit/ Qeveria masa të reja për izolimin nga koronavirusi. Çfarë përmban vendimi i miratuar mbrëmjen e sotme

22:38 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministria e shendetesise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vendimi e marrë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshihen ambiente të tilla si lokale nate, ambiente për argëtimin e fëmijëve, palestra, qendra sportive, sociale dhe kulturore, ekskursione mësimore.

Gjithashtu, pezullohen procedurat për punësime, konkurse shkollimi dhe specializimi.

Ndërkohë, në pikën 3 të vendimit, thuhet se “Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu”.

Ndërkohë, institucionet publike dhe private, ngarkohen të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre, brenda datës 11 prill 2020, një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategorinë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin nëpërmjet kontaktit fizik.

“Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin punonjësit me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-Albania”, thuhet gjithashtu në vendim.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

Gjithashtu, detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat me rrezik epidemiologjik, të identifikuara si të tilla prej Organizatës Botërore te Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14-ditore, nga datat e hyrjes në kufi. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet deri në datën 3.4.2020.

izolimi Qeveria vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jeni populli më proevropian në Ballkanin Perëndimor”, Marta Kos uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Flamurit!

13:29 / November 27, 2026

Begaj dhe Justina Shiroka-Pula takim në Ohër: Mbështesim statusin kandidat në BE për Kosovën dhe hapat ligjorë për Hagën

12:32 / November 27, 2026

Marta Kos: Më shumë Europë para anëtarësimit, Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët

11:15 / November 27, 2026

Samiti për Planin e Rritjes/ Mbërrijnë liderët e Ballkanit, Rama pret Marta Kos

10:40 / November 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.