Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Sume të Dukagjinit, në qarkun e Shkodrës, teksa informacionet paraprake flasin për një viktimë, Gjergj Krygja, 43 vjec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40 ndërsa policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta.
NJOFTIMI
Shkodër/ Informacion paraprak
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje