Bankomati i një banke të nivelit të dytë është tentuar të grabitet gjatë natës në rrugën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Mësohet se kanë qenë tre persona që kanë tentuar të hapin bankomatin me kaçavida.
“Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thote policia
