Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lajthit gazetari serb: Sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim çështjen me Kosovën

21:29 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazetar serb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari serb, Miroslav Lazanski, duke komentuar situatën e fundit në Kosovë, ka thënë se zgjidhja e duhur është që t’u mundësohet serbëve lokalë që të mos jenë të kërcënuar, dhe siç është shprehur ai, “kurrë të mos nënshkruajmë humbjen e Kosovës”.

Lazanski ka theksuar se zgjidhja më e mirë është ushtarakisht, por sipas tij një forcë e tillë nuk është.

“Në lidhje me pranimin e Kosovës unë më së shumti kisha dëshiruar sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim, por e shihni që një forcë e tillë nuk është, as ushtarake, as politike dhe as ekonomike. Mendoj se zgjidhja është që në një formë t’ua mundësojmë serbëve që të mbesin poshtë, që jeta e tyre të mos jetë e kërcënuar, por kurrë të mos nënshkruajmë humbjen e Kosovës. Sepse nëse nënshkruani, atëherë mori fund, ndërsa nëse nuk nënshkruani, ju ‘tapinë’ do ta mbani për 100 vjet. Do të vijnë serbë tjerë, do të jetë një situatë politike tjetër, do të ndryshojë konteksti gjeopolitik në Ballkan, është e mundur që një situatë e tillë të kthehet. Jevrejët kanë pritur 2 mijë vjet për ta marrë Jerusalemin, dhe çdo vit janë përshëndetur ‘vitin tjetër në Jerusalem’, dhe u kthyen”, ka thënë ditë më parë analisti ushtarak Llazanski, transmeton rrjeti social “Pepo”.

Ish-ambasadori serb në Rusi, Lazanski ka thënë po ashtu se 50 për qind e shqiptarëve në Kosovë do ta pranonin ri-kthimin e pushtetit serb në Kosovë.

“Ne do ta humbim Kosovën atë moment kur të besojmë dhe të pajtohemi se e kemi humbur. Derisa të besojmë se nuk mund ta humbim, ne nuk do ta humbasim. Dikush thotë eh çka edhe sikur tash të kthehemi. Unë ju them që sikur tani të kthehemi, të paktën 50 për qind e shqiptarëve do të thoshin ok’”, ka thënë ai.

Kosova miroslav lazanski Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.