Landfilli i mbetjeve në Sharrë është marrë në administrim nga shtetit. Kjo me qëllim që të vijojë puna për menaxhimin e mbetjeve të qarkut të Tiranës. Administratori Arjan Baçi, në një dalje për mediat, bëri me dije prej 3 muajsh disa Bashki mes tyre edhe ajo e kryeqytetit, nuk kanë paguar për depozitim të mbetjeve.
“Ka një vendim të GJKKO, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, Integrated Energy, GJKKO ka vendosur që për menaxhimit e kësaj shoqërie të merre agjencia e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe administrator jam përzgjedhur unë.
Kam dalë për të thënë që puna po vazhdon normalisht, po shikohen detyrimet e prapambetura që kompanitë ka te kjo shoqëri, që të bëhet e mundur vazhdimi i ecurisë, për trajnimin e mbeturinave në qarkun e Tiranës, Bashkitë janë debitor, për 3 muaj nuk kanë shlyer detyrimet, kemi filluar kontaktimin që të zbatojnë kontratën. Është edhe Bashkia e Tiranës, e Vorës, e Kavajës, çmimi do të jetë sipas kontratës”, bëri me dije Baçi.
