Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Largimi nga hotelet, shtyhet afati për banorët e Thumanës, të gjithë me shpresë tek kryetari i bashkisë

12:12 / January 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banoret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


E ndërsa në Durrës ende nuk dihet se si do të veprohet me familjet që duhet të lënë sot hotelet, në Shëngjin banorët e Thumanës do të vijojnë që të qëndrojnë deri kur të gjejnë shtëpitë me qira. Kryetari i bashkisë Artur Bushi u ka premtuar se do u gjejë shtëpitë dhe do të rishikojë vlerën e qirasë. Banorët kanë treguar edhe situatën që ndodhen gjatë prononcimeve për Report Tv.

“Na tha se deri kur të siguroni banesat nuk do të lëvizni. Kryetari i bashkisë na tha se nëse nuk do i gjeni vetë, do i gjej unë. Këtu në resort na kanë ofruar edhe punë dhe ata që punuan me 31 morën lekët në dorë. Është mrekulli që jemi gjallë. Zoti i di vetë punët e veta, me fatin nuk luhet, kam qenë në katin e pestë. Tmerrin e kam përjetuar brenda, isha te pallati që është shembur. Dolëm me rroba gjumi jashtë. Deshi Zoti që shpëtuam, ato janë fatkeqësi. Kemi besim se do të ndërtohen shtëpitë” tha njëra nga banoret.

Ndërsa një tjetër theksoi se “Kërkuam për banesë me qira, por nuk mund ta gjej se kam një nënë 90-vjeçe, më tha kryetari i bashkisë që do ta gjejmë ne. Sapo të gjejmë shtëpitë do të ikim, nuk duam të rrimë këtu. Kryetari i bashkisë na dha fjalën se do të na ndihmojë. Është e vështirë për të gjetur banesa me qira”.

Një tjetër banor që i është prishur shtëpia dhe biznesi tha se “Jam banor i Thumanës, pallatit që u shemb, kryetari i bashkisë na tha se shtëpitë do i bëjmë. Ai na ka ndihmuar. Rritje të çmimit të qirasë ka, por ne jemi në kërkim, kryetari i bashkisë na tha do u ndihmoj. Edhe ne nuk kemi pse rrimë këtu, se duam të vijojmë jetën normal” tha ai. Bashkia miratoi në vendimin e parë vlerën e qirasë 3 mijë lekë për person, por duke qenë se çmimet janë rritur, u është premtuar se do të rishikohet vendimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.