Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën rreth katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë shumë qytete janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Në një intervistë për BBC, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka pranuar se Rusia nuk është e pastër, teksa ka folur për pushtimin rus të Ukrainës.
“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, tha Lavrov, raporton abcnews.al
Ministri i Jashtëm tha se Kombet e Bashkuara “po përdoren për të përforcuar lajmet e rreme nga Perëndimi”.
Rusia ka kundërshtuar zgjerimin drejt lindjes së NATO-s, një aleancë ushtarake prej 30 anëtarësh e vendeve perëndimore.
“Ne nuk e pushtuam Ukrainën,” pohoi ai.
“Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal.” Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se në Ukrainë ka nazistë. Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifikon” vendin.