Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lavrov flet me zyrtarët serbë: T’i rezistojmë përpjekjeve për shtrembërim të historisë në Ballkan

14:26 / May 7, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lavrov 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia përfshihet gjithmonë e më shumë në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës.

Ndërveprimi mes dy vendeve është intensifikuar në prag të votimit final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në OKB. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç.

Siç raportojnë mediat në Serbi, në fokus të diskutimeve ishte situata në Kosovë dhe zhvillimet ne Bosnjë dhe Hercegovinë. Siç thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e Ministrisë, palët kanë shprehur synimin për t’i rezistuar atyre që i quajnë “përpjekje dashakeqe” për të shtrembëruar ngjarje të caktuara historike në Ballkan.

Sipas deklaratës, Lavrov e ka cilësuar të papranueshme vendosjen e etiketimeve të politizuara mbi shtetet e popujt. Kryediplomati rus dhe zyrtarët serbë ranë dakord mbi nevojën për t’u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1031 dhe 1244.

ivica dacic Serbisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.