Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lavrov: Nuk do të ketë një Luftë të Ftohtë të re

22:11 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nuk e paralajmëron fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, por “është e turpshme”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë. Por, një epokë e re ka nisur. Është karakteristikë e epokës së re, në të cilën SHBA-ja po thyen sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe sistemin që i frenon armët strategjike sulmuese. Është turp”, tha Lavrov gjatë një vizite në Bishkek.

Ai tha se Rusia do të përdorë mjete ushtarake dhe teknike për t’iu përgjigjur kërcënimeve që paraqet tërheqja e SHBA-së nga traktati.

Të premten, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, nisur nga 2 shkurti.

Një ditë më vonë, edhe Rusia ka thënë se tërhiqet nga kjo marrëveshje. Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729. Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen.

Traktati SHBA-Rusi, i cili daton nga Lufta e Ftohtë dhe ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

lavrov lufte e ftohte rusi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Vetëm presidenti amerikan mund të sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

10:15 / June 17, 2026

Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme

22:38 / June 16, 2026

Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47

14:48 / June 16, 2026

Presidenti i Iranit: Memorandumi me SHBA, një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të luftës, por jo një marrëveshje përfundimtare

23:01 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.