Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lawson i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Ja faktet që e lidhin djalin e ish-kryeministrit me Gërdecin

20:42 / March 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f45cbe738d24f8fc8d9cbf1b5e513726 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka humbur Gjyqin në shkallën e parë të një Gjykatë ne Florida përballë Guy Lawson, autorin e librit ‘Armët dhe Çunat’, ku flitet për Gërdecin.

Berisha e akuzonte Lawson  për shpifje pasi ky i fundit, nxirrte prova dhe fakte të bazuar në burime të ndryshme se Berisha ishte i përfshirë në biznesin e armëve, që çoi në tragjedinë e Gërdecit.

Tanimë gjyqi është në Gjykatën e Apelit, ndërsa Berisha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ka hedhur poshtë disa detaje të librit, dhe thotë që  Lawson ka shpifur në shumë raste në librin e tij.

Në një komunikim me e-mail për Dritare.net, Lawson u është përgjigjur edhe një herë akuzave për ‘shpifje’ të Berishës, duke thënë se shumë nga pretendimet e Berishës janë hedhur poshtë nga Gjykata.

Berisha deklaroi se është përpjekur të komunikonte me Lawson me anë të një emaili, por ai thotë se autori i librit “Armët dhe Çunat” nuk i ka kthyer kurrë përgjigje, dhe nuk ishte i interesuar për të dëgjuar dëshminë e tij.

Zoti Lawson shprehet se : ‘Z. Berisha nuk ishte në gjendje ta provonte këtë email gjatë procesit gjyqësor, dhe nuk ka asnjë provë se ai më ka kontaktuar mua para se libri im të publikohej, gjë që në fakt, z.Berisha e di mirë’.

Një tjetër pretendim i Berishës ishte se në librin e tij, burimi kryesor për Lawson ka qenë Erion Veliaj. Autori, shprehet se në librin e tij të shumëdebatueshëm, ka përdorur një sërë burimesh.

‘Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç vuri në dukje gjyqtarja Cooke në vendimin e saj, unë mbështetem te një numër i madh burimesh të tjera, për të provuar përfshirjen e Paditësit(Z.Berisha)  duke përfshirë artikujt e New York Times, Brocard Beach New Times, New Republic. Dokumentari i ‘Al Jazeera’, ‘Bullets and Bucks’, ka zbuluar tabulatët diplomatikë, në të cilat ambasadori i SHBA implikon zotin Berisha në marrëveshjen korruptive të armëve, si intervista me shumë njerëz të tjerë që besojnë fort se zoti Berisha ishte i përfshirë në këtë marrëveshje. Me fjalë të tjera, kishte një numër të madh burimesh që implikonin zotin Berisha në këtë trafik armësh’.-shprehet Lawson.

Berisha tha se Lawson gënjen për takimin e tij me ‘çunat’, dhe këtë gënjeshtër e bën për t’i dhënë rëndësi librit të tij. Lawson në përgjigjen e tij, thotë se duke u referuar tek vendimi i Gjykatës, deklaratat e Berishës janë një teori konspirative.

‘Gjykatësja Cooke e hodhi poshtë këtë argument, si një ‘teori konspirative’ që ‘nuk arrin të provohet me dëshmi të qarta dhe bindëse’. Qëllimi im ishte dhe është nxitja e vëmendjes ndaj veprimtarive korruptive me shpresën se një hetim i duhur do ndërmerret për ngjarjen në Gërdec’.-thotë Lawson.

Shkëlzen Berisha deklaronte në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se:  Zoti Lawson e di shume mirë se historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY. Zoti Lawson, përpiqet t’i bashkojë këto histori për shkak se kërkon ta bëjë fabulën e vet sa më interesante. Këto dy histori nuk lidhen me njëra tjetrën. Demontimi i fishekëve dhe shitja e fishekëve, janë dy histori komplet të ndryshme nga njëra-tjetra.

Lawson tha se Gjykata e ka hedhur sërish poshtë këtë pretendim të Berishës.

‘Përsëri, gjyqtarja Cooke e ka hedhur poshtë këtë argument. Ajo vuri në dukje se: ‘Thelbi i të dy historive ishte se Paditësi ( Shkëlzen Berisha) ishte i përfshirë në një marrëveshje korruptive për trafikimin e arsenaleve të mëdha dhe të rrezikshme të Shqipërisë, që datonin që prej luftës së ftohtë’.

Libri im nuk nxirrte akuza të reja, ai paraqiti vetëm detaje dhe kontekste më të thella, duke treguar të kundërtën që thotë Berisha, se sa shumë ishin të lidhura, tragjedia e Gërdecit dhe marrëveshja e AEY’,-përfundon komentin e tij Lawson. 

Guy Lawson Sali Berisha Shkelzen Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.