Nga Aurenc Bebja, Francë – Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të shtunën e 25 janarit 1913, në ballinë, një shkrim për marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij francez duke u mbështetur në dy shembuj konkretë.
Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, tekstin e plotë :

“Shqiptarët dje dhe sot.
Po flitet shumë për Shqipërinë në këtë moment dhe simpatitë që ekzistojnë midis këtij vendi të vogël dhe Francës sonë të dashur nuk datojnë nga sot. Dëshmon detaji i vogël i mbështetur në topografinë lokale.
Gjendet në Orléans, në qendrën më të vjetër të qytetit, një rrugë e çuditshme dhe mjaft piktoreske që quhet “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”. Ky emër ngjall kujtimin e kontigjentit të luftëtarëve të guximshëm që erdhën, në vitin 1429, përmes brigjeve të Adriatikut, të ndihmonin Jeanne d’Arc me qëllim çlirimin e qytetit. Fitimtarë, shqiptarët u vendosën dhe krijuan familjet e tyre në Orléans, në lagjen që ka ruajtur emrin e tyre.
Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
