Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Le të vënë dhe një për ajrin”. Taksat për pronën dhe tërmetet janë të papërballueshme për qytetarët, kërkojnë rritje pagash dhe pensionesh

18:48 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taksimi i pronave me vlerë tregu por dhe vendosja e një takse të detyrueshme për sigurimin nga tërmeti, përkthehet në shpenzime më të larta për xhepat e shqiptarëve. E papërballueshme konsiderohet nga vetë qytetarët, por sidomos nga moshat e treta të cilët zotërojnë të paktën një pronë.

“S’na duket e drejtë, për ne jo. Shtëpinë e kemi blerë vet, e kemi paguar vet, ca taksash t’i paguaj më kur unë i kam paguar. S’kemi mundësi t’i paguajmë me 100 mijë lekë pension që kam unë çfarë do paguaj”, thotë një grua.

“Kam apartament. Një taksë më shumë s’mundem dot. Ku do i çoj me 80 mijë lekë pension, i thonë ilaçe të gjitha ka dy muaj që s’më ngel asgjë për të ngrënë”, thotë një tjetër.

“Kam shtëpinë time por të them të drejtën jemi hollë, dobët, Nuk kemi, nuk e përballojmë dot mezi ja dalim me të ngrënë bukë dhe për atë marrim borxhe në dyqan”, thotë një e moshuar.

Pas projektligjit për taksimin e pasurive të paluajtshme u publikua dhe nisma për sigurimin e detyrueshëm të banesave ndaj tërmeteve. Sigurimi vjetor nga tërmeti, sipas aktorëve të tregut mund të jetë rreth 1 euro për metër katror.

Pavarësisht përjetimit që kaluan me tërmetin e vitit 2019, ku shumë familjeve u dëmtuan apo humbën shtëpitë, qytetarët janë kundër kësaj takse që siguron banesën. “Edhe me më rënë tërmeti do dalë të rri jashtë”, thotë një qytetar.

“Jo më duket shumë mirë madje të na vendosin dhe një taksë për rrufen. Se ku shkojnë këto taksa nuk dihen, kam përshtypjen vidhen dhe nuk ju kthehen në shërbime populli. S’dua ta paguajë është një taksë me detyrim që mua s’më shërben”, thotë një grua.

“Unë e komentoj kështu, le të vënë edhe taksë për ajrin”, thotë një burrë. “Nuk përballohet, unë skam as pension, vetëm me burrin tim po më ndihmojnë kalamajtë, më mbajnë ata”, tregon një e moshuar.

Në rast të mos pagimit të primit të sigurimit të detyrueshëm të banesës nga tërmeti, qytetarët nuk do të marrin dot shërbime publike nga platforma e-albania, përfshirë shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.