Floresha Zhidru, 56-vjeçarja bashkëshorte e Lefter Zhidru, i cili mbeti i vrarë nga forcat RENEA të enjten e 24 shtatorit, pas rezistencës së gjatë dhe mos bindjes për t’u dorëzuar, mbeti e ve sërish, pasi i moshuari është burri i dytë që asaj i vritet nga Policia.
Mësohet se fati i trishtë duket se e ka ndjekur Floreshën nga Peqini, e cila ishte martuar me shkuesi me Lefterin, pasi bashkëshorti i parë u ekzekutua nga policia në kufi, kur tentonte të kalonte në Greqi me këmbë.
