Deklarata e kryeministrit Edi Rama se planifikon të legalizojë kultivimin e kanabisit në Shqipëri është pasqyruar gjerësisht nga mediat në mbarë botën.
Reuters shkruan se vendimi i Ramës vjen pas 6 vitesh luftë ndaj kultivimit ilegal, që e shndërroi Shqipërinë në hambarin e kanabisit të Europës.
“Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, dhe ideja e rregullimit të një burimi të mundshëm të vendeve të punës dhe parave mund të jetë një fitues i votave”, shkruan ndër të tjera Reuters.
Agjencia prestigjioze e lajmeve citon edhe Koço Kokëdhimën, si një nga zërat e parë që propozoi legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, si dhe Agron Dukën i cili gjithashtu e ka përkrahur idenë, por është shprehur skeptik se mund të abuzohet me këtë ligj.
